Basha: “Të kthehet dënimi me vdekje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar organizimin e një referendumi për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Deklarata e pazakontë e kryedemokrati u motivua nga ngjarja e rende ne mat ku një 51 vjeçar vrau me automatik 3 persona. Mbrëmjen e se premtes pasi vizitoi familjet e viktimave Basha garantoi se do te jene shqiptaret ata qe do te vendosin për dënimin kapital. Lulzim Basha: ?Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t?ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin?. Nga Mati Basha theksoi se rivendosja e rendit do te jete prioritet për partinë demokratike. ?Për mua, për PD dhe për opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit tek forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pa kompromis kundër krimit është prioriteti ynë nr 1.? Deklaratat për rikthimin e dënimit me vdekje nuk kanë munguar gjatë viteve të fundit por ato kanë mbetur në kuadrin artikulimeve emocionale. Dënimi i fundit me vdekje ne Shqipëri është ekzekutuar në vitin 1995 pasi në këtë vit Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe është kusht që çdo vend anëtar i këshillit të heqë dënimin me vdekje. Në vitin 1999 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e kodit penal që flisnin për dënimin me vdekje duke argumentuar se Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë nuk e lejon aplikimin e dënimit kapital. Në këtë këndvështrim premtimi i Bashës për referendum për kthimin e dënimit me vdekje duket pothuaj i pamundur.

Share This Video


Download

  
Report form