Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zbatim të planit të masave të emergjencës së ujit në Tiranë, punonjësit e bashkisë dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë vijuar me monitorimin e situatës, ku janë ushtruar kontrolle në 11 njësi të kryeqytetit. Task Forca, me pjesëmarrjen edhe të Policisë së Shtetit verifikoi këtë fillimjave 709 subjekte.
Prej tyre janë konstatuar 70 raste me shkelje, ku uji i pijshëm përdorej për vaditje apo për larje automjetesh. Madje janë konstatuar dhe raste kur lidhjet në rrjet ishin jashtë ligjit. Gjatë verifikimeve është bërë shkëputja nga rrjeti të këtyre lidhjeve të paligjshme si dhe janë vendosur 7 gjoba për abonentë familjarë dhe në tre raste janë ndëshkuar bizneset.
Në vëmendje të masave ka qenë dhe lidhja e kontratave të reja si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit. Bashkia bën të ditur se vetëm të hënën u nënshkruan 11 kontrata të reja, si dhe 17 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë instaluan edhe 121 matës të rinj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/task-forca-per-ujin-e-pijshem-konstatohen-70-shkelje-vendosen-7-gjoba/