Haxhinasto: 70 % e konsumatorëve nuk paguajnë ujin e pijshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afro 70 % e ujit që konsumohet nuk paguhet, duke i shkaktuar një faturë prej 23 milionë dollarësh ndërmarrjeve të ujësjellësit. Në analizën vjetore të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve, Ministri Edmond Haxhinasto tha se vlera e humbjeve në shpërndarjen e ujit është e patolerueshme, dhe se duhet të merren masa emergjente. Ministri deklaroi se do të nisë edhe testimi për punonjësit dhe drejtuesit të ujësjellësit. Ardian Alushi, kreu i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve u shpreh se 20% e popullsisë së vendit nuk furnizohen me ujë të pijshëm, ndërkohë që një përqindje e madhe e tyre marrin ujë, por nuk kanë të lidhur një kontratë me ndërmarrjen e ujësjellësit. Vetëm gjatë 2014-ës janë bërë 100 milion dollarë investime në rrjetin e ujësjellësit, pjesa më e madhe e tyre nga donatorët e huaj, por Shqipëria ende mbetet larg furnizimit 24 orë me ujë.

Share This Video


Download

  
Report form