Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
varësisht fundjavës, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan me intensitet punën edhe këto dy ditë për monitorimin e situatës në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.
Në zbatim të masave për menaxhimin më të mirë të situatës së ujit të pijshëm, të ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, grupet e Task-Forcës e përqëndruan aksionin e tyre në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. ?Dhimitër Kamarda?, Rr. ?Ali Demi?, Rr. Kont Urani, Rr. Elbasanit, Rr. ?Hoxha Tahsin?, Rr. ?M. Shyri?, në zonën e ?Liqenit të Thatë?, Rr. ?Kosovarëve?, në ?Qytetin Studenti?, zonën e ?Parkut të Autobusëve?, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.
Gjatë punës në terren dy ditët e fundit, grupet e punës verifikuan 1623 raste duke identifikuar dhe shkëputur 319 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 25 gjoba për familjarë dhe për biznese të ndryshme.
Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar dhe ndërprerë të gjitha lidhjet e ujit që përdoreshin nga lavazhet e makinave. Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse.
Si pasojë e masave të marra nga Grupet Task Force, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, të shpërndara në gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe atë urbane, është rritur dhe sensibilizimi i qytetarëve për vendosjen e matësve të ujit dhe për pagesat me ujin e pijshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/task-forca-per-ujin-e-pijshem-nderpriten-319-lidhje-te-paligjshme/