Ora News - Task-forca kap 90 farmaci me shkelje, 79 rrezikojnë licencën

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Task-forca e posaçme e Ministrisë së Shëndetësisë ka evidentuar 90 farmaci me shkelje administrative.

Prej tyre 79 rrezikojnë licencën, pasi kanë tregtuar barna pa recetë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke bërë publik raportin shprehet se kontrollet do të vazhdojnë dhe shkeljet nuk do të tolerohen.

Manastirliu: Ajo çfarë ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë është një luftë çdo ditë me ata që thyejnë ligjin përsa i përket barnave pa recetë, barnave pa pullë, tregtimit në kushte jo të mira dhe të gjithë atyre elementëve të sigurisë që duhet ti kenë dhe nuk i kanë.

Në Konferencën e 26 të Kirurgjisë, Manastirliu tha se mjekët dhe infermierët do të përfitojnë rritje të pagave në vitin 2019.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/task-forca-kap-90-farmaci-me-shkelje-79-rrezikojne-licencen

Share This Video


Download

  
Report form