Në cilësinë e kordinatores antikorrupsion, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publike masat e ndëshkimit për 13 doganierë në degën e Tiranës. Sipas Gjonajt ata kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë vjelur detyrimet nga subjektet e për pasojë do t'u mbahen pagat për një periudhë 6 mujore.
Sipas saj strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës por edhe për rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar - Dhjetor 2018.