Largohen “garantuesit” e votës, rikthehet Çela - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet mbaruan dhe me sa duket ata qe u konsideruan nga Partia Demokratike si garantuesit e votës, nuk janë me te nevojshëm. Haki Mustafa është shkarkuar nga detyra e drejtorit te OSHEE me vendim te Këshillit Mbikëqyrës te Kompanisë.Ne këtë detyre është rikthyer Ardian Çela, i cili e drejtoi Operatorin e Shpërndarjes deri ne 17 maj. Pakti politik mes dy liderëve Edi Rama dhe Lulzim Basha prodhoi marrëveshjen qe solli emërimin e ministrave teknike dhe te disa drejtoreve te tjere. Mes institucioneve qe iu besuan Partisë Demokratike ishte edhe Operatori i Shpërndarjes.Gjate ushtrimit te detyrës Haki Mustafa u përplas me Këshillin e Mbikëqyrjes për disa shkarkime ne operatorin e shpërndarjes. Te njëjtin fat si Mustafa do te kenë edhe drejtuesit e institucioneve te tjera. Misioni i tyre ne baze te marrëveshjes se 17 majit tashme mund te quhet i përfunduar.

Share This Video


Download

  
Report form