https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Blerja e votës", nis hetimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria nis hetimin për blerjen e mundshme të votave në Korçë, nga Partia Socialiste në zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë. Zyrtarisht prokuroria për herë të parë ka regjistruar me iniciativën e saj, pa kallëzim penal nga ndonjë parti procedim penal për "dhënien e shpërblimit dhe premtimeve". Prokuroria thotë se bazuar në nenin 328 tq kodit penal, "ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale...për të votuar në një mënyre të caktuar apo për të marrë pjese ose jo në votime përben kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet ". Por në aspektin politik, demokratet kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve ne këtë qark." Vjedhja e votës" është vënë në qendër të kauzës politike të PD, që në ndryshim nga socialistet në 2009, ata denoncojnë blerjen si një akt i paligjshëm dhe që cenon të drejtën kushtetuese të qytetareve. Kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëroi nisjen e protestave për atë që ai e cilësoi si "vjedhja e votës me para të pista". Por si e shikojnë analistët këtë fenomen. Afrim Krasniqi ka pak besim tek prokuroria ndërsa dënon faktin që një praktike e tillë po aplikohet gjithnjë dhe me shumë nga partitë politike. Zanafilla e blerjes sipas tij nis me herët se zgjedhjet ne Korçë. Partia Socialiste deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar dhe pse ne prononcime lokale është mohuar fakti i blerjes së votës, por është pranuar se janë ndihmuar studentet të shkojnë në qytet për teë votuar duke iu prerë biletat.

Share This Video


Download

  
Report form