“Të ndalim shitblerjen e votës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë opozita ka ngritur akuza për blerje të votës dhe presione ndaj qytetarëve në zgjedhjet, çka sipas saj u vu re edhe në zgjedhjet lokale në Dibër, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, flet për fenomene që duhet të marrin fund.?Penalizimin maksimal e të gjithë atyre që tentojnë të blejnë votën. Penalizim maksimal të atyre që përpiqen të sigurojnë fotografimin e votës si një mjet për të kontrolluar vullnetin e votuesit. Penalizim maksimal të atyre që tentojnë kontrollin e votës bazuar mbi presionet e ndryshme, që nga ato të përfshirjes dhe të palejueshme të administratës publike. Që nga përpjekja për të shantazhuar me mbajtjen e vendit të punës apo akoma më keq me shantazhe të ndryshme të administratës publike ndaj votuesve apo ndaj punëdhënësve të ndryshme.?Në reformën zgjedhore, me cilësinë e kreut të LSI-së, Meta apeloi që të merret në konsideratë sanksionimi i listave të hapura. Në tryezën për Forcimin e pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor, kryeparlamentari bëri thirrje për mbylljen e rishikimit të Kodit Zgjedhor brenda afateve, në mënyrë që të evitohen ndryshimet e momentit të fundit, që eksperienca ka treguar se nuk kanë qenë pozitive.

Share This Video


Download

  
Report form