http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Pandeli Majko, nje prej figurave me te njohura te mazhorances, deklaron se sot ekziston nje burse e votës dhe fenomeni i blerjes e vjedhjes ne garat elektorale ka marre përmasa shqetësuese. Ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus, Majko ka folur per nje fenomen, i cili ne pamje te pare, duket sikur shqetëson vetëm opozitën e radhës; por sipas tij, te dyja palët e blejnë votën.Pandeli Majko: Realiteti është ky, ne Shqipëri blihet vota, blihet varfëria, dhe ka politikane qe e blejnë votën.-Dhe ai qe fiton zgjedhjet sipas kësaj logjike është ai qe ka ditur te blejë me shume, ai qe ka patur me shume para ?Pandeli Majko: Nuk besoj se pagesa është kuota matëse e atij qe fiton apo atij qe humbet. Me duket se me e rëndësishme është te flitet per thelbin e kësaj qe po ndodh ne Shqipëri, pra eshte krijuar nje shtrese votuesish te cilet votojnë me pagese.Majko ka vene ne dukje se shkolla e manipulimit te zgjedhjeve u ngrit nga Partia Demokratike ne vitin ?96 e qe prej atij momenti, problematika e deformimit te zgjedhjeve, ka ardhur duke u shtuar; edhe per faktin se çdo kamp politik, ka frike se ne rast se nuk blen apo vjedh votën kundërshtari i tij, do te fitoje duke aplikuar kete metode.Pandeli Majko: Jo vetem kjo blerja e votës kushton, por edhe fushata elektorale po kushton. Pra qe ti te merresh me politike sot, duhet ta mendosh jo 1 here po 10 here, se nuk ka te beje vetëm me aftësitë e tua per te bere politike, vendosmëria jote, idealizmi yt; por duhet t?i besh pyetjen vetes sa leke kam per te shpenzuar ne kete fushate.Ne raport me qeverisjen 3 vjeçare te Partisë Socialiste, Majko ruan te njëjtat kritika per koncesionet ne sektorin e shendetesise.-Ju dikur keni shprehur rezerva per reformën ne shëndetësi, per koncesionet ne kete sektor, keni ndryshuar mendje?Pandeli Majko: Mendje nuk ndryshoj lehte une, por kisha dy muaj pa folur me Beqjan e tani kemi filluar te flasim prape; kështu qe leje se nuk dua ta prek kete teme.Pandeli Majko, i cili është i vetmi socialist qe ka zhvilluar nje takim vetëm per vetëm per liderin e opozitës Basha e ka vlerësuar kryetarin e demokrateve per frymën e re qe ka sjelle ne skenën politike.Pandeli Majko: Ka nje politike tjetër, e cila po zhvillohet paralelisht kësaj qe ju shikoni ditën e enjte dhe qe ka te beje me dialogun, ka te beje me marrëveshjen, me nje histori, e cila nuk është kaq thike e ne pike dhe qe nuk e bazon votën tek urrejtja karshi tjetrit. E pra unë nuk jam naiv, nuk them qe Basha, nuk solli asgje te re ne politike.Por viti i ardhshëm nuk është vetëm viti i zgjedhjeve parlamentare, por edhe i zgjedhjes se Presidentit dhe i pyetur nese ai do te jete nje kandidat per kreun e shtetit; Majko ka preferuar te shmange nje përgjigje te prere duke theksuar se është vështirë te besh bashke rreth një kandidature te gjithë aktoret politike.