http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Universitetet shqiptare nuk ekziston një Fakultet që të specializojë studentët në fushën e Sigurisë së Informacionit. Ne fakt në shtetet më të përparuara si Norvegjia kjo është një kulturë informatike e përgjithshme. Madje qeveria norvegjeze përmes projektit "Shkëmbime akademike në progres" u ka dhënë mundësinë 15 studentëve shqiptarë për t'u specializuar pikërisht për mbrojtjen teknologjike të informacionit. Një nga këta studentë është edhe Rezarta e cila ka marrë njohuritë e nevojshme për ta praktikuar këtu një koncept të tillë. Me metodat aktuale të mësimdhënies në Universitetet tona një student në degën e Informatikës mund të jetë në gjendje të krijojë edhe një program të plotë kompjuterik, por jo ta mbrojë atë nga piratimi.