http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Futbolli, samba, trupat pikant te femrave apo telenovelat janë ato çka kërkon çdo turist te shohë kur shkon ne Brazil! Por, kur Brazili vjen ne Tirane ne shqiptaret njohim një ane krejt ndryshe nga sloganet klishe turistike. Behet fjale për gravurat bashkëkohore te këtij vendi latin, një tradite e hershme e lëvruar qe ne shekullin e 17-te. Fabiola dhe Rafael janë dy te rinj braziliane, artiste qe jetën e tyre te përditshme ne Sao Paulo e shohin përmes këtyre veprave. Por, bashke me punët e tyre, ne këtë ekspozite te pare ne Tirane mbi artin e këtij shteti te Amerikës se Jugut, janë ekspozuar edhe vepra te tjera te cilat mbajnë firmën e 11 artisteve braziliane. "Kohe dhe Kujtese" do te vijoje te qëndroje e hapur ne Muzeun Historik Kombëtar deri me 17 shtator.