http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mendoni se këta qytetare janë në radhë për të blerë gazeta, gaboheni. Ata po presin të provojnë fatin në lotari. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi në një vend të varfër si Shqipëria dhe në krizë ekonomike, tendenca për të luajtur me fatin është e lartë. Shitësit ambulante të lotarive thonë se ky treg ka pësuar rritje kohët e fundit për shkak edhe të reklamave me oferta që janë shtuar nga kompanitë e lojërave të fatit. Ky fakt i stimulon qytetarët të besojnë se do të fitojnë. Fjala krizë në këtë sektor nuk ka kuptim, pasi nga viti në vit xhiroja vjetore e kompanive njeh vetëm rritje. Qeveria ka në plan që të ndërmarrë një nismë ligjore, për të disiplinuar këtë treg, jo vetëm duke e formalizuar atë por edhe duke mbyllur disa prej lojërave. Por, deri më tani nuk ka ende një projekt konkret. Lojërat e fatit po gërryejnë çdo ditë e më shumë xhepat e shqiptareve, duke prodhuar edhe fenomene të tjera negative, por kumarxhinjtë e vërtetë nuk venë mend, pavarësisht efekteve.