Entet rregullatore që nuk rregullojnë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumatori shqiptar nuk është i mbrojtur nga abuzimet e kompanive në asnjë sektor. Ky fakt ngre një pikëpyetje të madhe, atë të mënyrës se si funksionojnë Entet Rregullatorë. Edhe pse çdo treg ka një institucion mbikëqyrës, Sigurimet kane AMF, Energjia ka Entin Rregullator, Tregu i Telefonisë ka Autoritet e Komunikimeve Elektronike, etj, këto institucione nuk kanë arritur që deri tani të mbrojnë konsumatorin nga abuzimet dhe nga tendenca e kompanive për të fituar padrejtësisht. Për ekonomistet, stafi i këtyre institucioneve, ka nevojë për më shumë profesionalizëm në mënyrë që vendimet e tyre të mos jenë të kontestueshme. Por edhe pse janë shpenzuar fonde të konsiderueshme për trajnimin e këtyre punonjësve, nga institucione ndërkombëtare, serish efekti i tyre nuk është ndjere në treg. Entet Rregullatorë raportojnë një herë në vit në Kuvend lidhur me aktivitetin e tyre vjetor, si dhe japin rekomandime për përmirësimi ligjore në tregje të caktuara. Por këto rekomandime pak ose aspak merren në konsideratë. Ndaj konsumatori shqiptare duket i destinuar të penalizohet si dhe të paguajë koston edhe të informalitetit në treg.

Share This Video


Download

  
Report form