http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Palmer solli ne Tiranë disa mesazhe te qarta për krizën politike duke mbështetur qeverinë Rama e duke dale kundër aksionit te opozitës për djegien e mandateve. Ish-ministri i jashtem Aldo Bumçi, i cili ishte pjese e takimit me diplomatin amerikan sqaron si u prit ky qëndrim ne partine demokratike duke shpjeguar arsyet qe shtynë opozitën tek ky vendim radikal.Aldo Bumçi: Absolutisht ne nuk presim që as zoti Palmer dhe askush tjetër të përgëzojë opozitën për djegien e mandateve; ne nuk e presim këtë dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Djegia e mandateve është akti ynë për të reaguar ndaj kësaj krize të rëndë ku është Shqipëria. Për sa kohë jemi në protestë ne, as dy muaj, një muaj e gjysmë, shiko sa shumë ka ndryshuar. Më krahason protestat e jelekverdhëve në Francë me protestat e Tiranës, partnerët të shqetësuar, Ramën në panik dhe që nuk qeveris më, e vërteta sheshit?.Nëse nga njëra ane ndërkombëtaret janë te shqetësuar qe djegia e mandateve te mos kthehet precedent ne rajon; nga ana tjetër Palmer kishte një mesazh te qarte qe te gjitha partitë duhet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit.?Ne do të përgatitemi për zgjedhje, ne jemi forcë elektorale, por zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Ne dëgjuam partnerët përpara dy vitesh dhe u futëm në zgjedhje me Edi Ramën. Çfarë ndodhi më pas, siç kanë treguar hetimet e prokurorisë, vërtetojnë se zgjedhjet ishin ne kontrollin e lekeve te drogës e kërcënimit te krimit?.Bumçi ka vene ne dukje se qëndrimet e opozitës përputhen ne shume momente me qëndrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, mjafton te shohësh sipas tij raportin e departamentit amerikan te shtetit i cili përmend te njëjtën problematike qe ka nxjerre ne pah PD; trafikun e drogës, problematiken e krimit te organizuar, pastrimin e parave e korrupsionin.?Ne kemi përputhje në përshkrimin e situatës, krizës së rëndë ku është Shqipëria; kapje të shtetit nga njëra anë me mungesën ë gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe nga ana tjetër kemi krimin dhe drogën në sistemin politik shqiptar. derisa kemi arritur të jemi afe ne përshkrimin e situatës patjetër edhe zgjidhja nuk do te vonojë.?Por cila është kjo zgjidhje është ende vështirë për ta lexuar, përsa kohë që asnjë prej palëve nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.