Ora News – Task Forca për zgjedhjet: Policia dështoi! Dyshime për dekonspirime

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Task Forca për zgjedhjet e drejtuar nga zv/kryeministrja Ledina Mandija ka zhvilluar mbledhjen e radhës në orët e pasdites së sotme.
Në deklaratën e shpërndarë thuhet se zyra e kryetarit të Task-Forcës ka adresuar në Polici 20 raste të denoncuara nga subjekte elektorale dhe qytetarë të ndryshëm, nga të cilat nga ana e policisë është raportuar vetëm për dy raste.
?Policia e Shtetit është justifikuar me faktin që kishte marrë dijeni për mbledhjen para dy orëve dhe nuk mund te sillte informacionin sipas kërkesës. Gjithashtu, Policia ka dështuar të tregojë numrin në total të të gjitha denoncimeve të bëra nga zyra e kryetarit të Task-Forcës, të Ministrive apo Titullarëve të tjerë të Institucioneve në lidhje me përfshirjen e administratës shtetërore në shitblerjen e votës, intimidimin e votueseve nga elementë kriminal apo rasteve të përfshirjes së policisë në aktivitet të paligjshëm?, thuhet në njoftim.
Policisë së Shtetit iu kërkua informacion dhe sqarime për rastet konkrete për të vlerësuar efektivitetin e policisë dhe mënyrën e ndjekjes dhe trajtimit të denoncimeve prej saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/task-forca-per-zgjedhjet-policia-deshtoi-dyshime-per-dekonspirime/

Share This Video


Download

  
Report form