Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës lëshoi një deklaratë ku sqaron rolin e kësaj njësie në procesin zgjedhor.
Mandija thotë se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, Mandija shprehet se synimi është nxittja
?Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake?, thuhet në njoftim.
Task Forca ka në përbërjen e saj Ministrin e Punëve të Brendshme; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Financave; Ministrin e Arsimit dhe Sportit; Ministrin e Drejtësisë; Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore; Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave; Drejtorin e Departamentit të Administratës Publike; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mandija-taska-forca-per-zgjedhjet-transparente-dhe-nxit-paanshmerine/