Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Krujës tashmë do të kenë qendrën e shërbimeve të integruara të cilat shkurtojnë kohën e marrjes së dokumenteve të kërkuara. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si modelin e shërbimeve që duhet të shtrihet në të gjithë administratën shtetërore.
Rama: Ky është modeli që na duhet për ta shpërthyer komplet atë gangrenën e zyrave të shërbimit për qytetarët dhe për ta kombinuar pastaj me shërbimin online, që të çlirohen komplet njerëzit nga ky maskarallëk e vështirësitë e pafundme. Çfarë nuk kemi hequr me këto historitë, jo kush parti e ka, jo e ka partia tjetër, por që nëse ne integrojmë këtë në sistem bëjmë një revolucion të madh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-zyrat-e-adisa-ky-eshte-modeli-per-sherbimin-ne-zyrat-e-shtetit/