Teksa shumë të rinj luftojnë me muret e politikës, interesave dhe burokracive për të gjetur një punë në zyrat e shtetit shqiptar, punonjës në Ministrinë e Transportit rezultojnë se kanë marrë dy paga në muaj, për disa vite me radhë.
Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, reflektuar në një raport auditimi në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, për periudhën 16.9.2013 deri 31.12.2016. Sipas raportit, praktikat abuzive në këtë ministri kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 55,555,207 lekësh. Pjesa më e madhe e këtyre të parave, konkretisht 27,338,969 lekë, janë përfituar padrejtësisht nga punonjës dhe ish-punonjës të kësaj ministrie.