Ora News – Rama-qytetarëve: Denonconi eksperiencat negative në zyrat e shtetit (me emra)

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të ndajnë eksperiencat negative të tyre në zyrat e administratës shtetërore.
Kreu i qeverisë kërkon edhe emra konkretë drejtuesit a punonjësish të zyrave përkatëse. Rama thotë se çdo njeri i zakonshëm duhet të ngrejë zërin.
Rama:
EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE
Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t?i isha falënderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.
Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t?ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-qytetareve-denonconi-eksperiencat-negative-ne-zyrat-e-shtetit-me-emra/

Share This Video


Download

  
Report form