Rama: Fund ecejakeve te qytetareve nga zyrat e ALUIZNI-t tek Hipotekat

RTV KLAN 2019-05-24

Views 0

Kryeministri Edi Rama premton se brenda pak javësh do ti jepet fund ecejakeve të qytetarëve nga zyrat e ALUIZNI-t tek Hipotekat. Sipas tij bashkimi i këtyre institucione do të nisë të funksionojë brenda një kohe të shkurtër.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e ?Platformës së Bashkëqeverisjes? flet për rezultatet e një sondazhi për cilësinë e shërbimeve që sipas tij pikërisht falë këtij portali kanë njohur përmirësime.

"Kemi bërë një anketim Kombëtar ditët e fundit lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet dhe ka një përmirësim. Përqindja është e konsiderueshme dhe e shumë më mirë seç ka qenë një vit më parë. Platforma e bashkëqeverisjes ka rolin kryesor, se jo vetëm zgjidh problemet por dhe ushtron presion pozimi në administratë".

Pjesë e këtij kudrës së koordinatorëve të portalit është bërë javët e fundit dhe një studente e ekselencës që vetë kryeministri përpara kamerave i tregon se nuk do ta ketë shumë të lehte punën e re.

Studentja: Falenderoj drejtoreshën, unë kam mësuar shumë, por do mësoj dhe më shumë.

Edi Rama: Eh se ta tregojnë këto shtrigat ty sa do mësosh...

Takimet e përjavshme me qytetarët që kanë arritur të gjejnë zgjidhje fal platformës i shërbejnë kryeministri të tregojë një tjetër anë të karakterit të tij .

Qytetari : Nga larg dukesh shumë i egër, po kështu më duket sikur flas me një shok të vjetër.

Edi Rama: Edhe aq i butë nuk jam...

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form