ODIHR: Vendimi për reklamat bie ndesh me kodin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misioni Ndërkombëtar i Vëzhguesve të ODIHR, në raportin e ndërmjetëm mban një qëndrim kritik ndaj marrëveshjes politike, të cilat detyrojnë transmetuesit televizivë privatë të transmetojnë pa pagesë reklamat partiake. ODIHR kujton se një vendim i tillë bie ndesh me përcaktimet në Kodin Zgjedhor.Raporti paraprak i ODIHR bën një pasqyrim të detajuar të krizës politike para arritjes së marrëveshjes Rama - Basha, e cila mundësoi shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve, më në fund përfshiu opozitën në zgjedhje. Raporti thekson edhe vendimin i cili përjashton punonjësit e administratës publike të jenë pjesë e fushatës zgjedhore.Misioni Ndërkombëtarë i Vëzhguesve të ODIHR vlerëson se për shkak të Marrëveshjes, KQZ-ja duhet të vepronte në kushte të jashtëzakonshme, duke u përballur me një tërësi komplekse sfidash ligjore, institucionale dhe financiare, si dhe me afate kohore të kufizuara që përbënin një ngarkesë shtesë.

Share This Video


Download

  
Report form