Thahet liqeni i Ulzës, dëmtohet peshku - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja drastike e nivelit te ujit ne liqenin e Ulzës, ka bërë që një sipërfaqe e madhe e tij të thahet, duke i hequr mundësinë peshkut Krap shumimin të cilin e bën në muajt Prill e Maj. Banorët e zonës thotë se kjo situatë vazhdon e tillë prej vitesh, pikërisht në kohën kur peshku ka nevojë për këtë hapësirë për t?u riprodhuar. Por, rënia drastike e nivelit të liqenit të Ulzës, ka shkaktuar reagimin edhe të shoqatave dhe pushtetit vendor.Kryebashkiaku i Matit Nezir Rizvani thotë se shoqëria, e cila ka privatizuar Liqenin e Ulzës, duhet të zbatojnë raportin e ndikimit në mjedis, përfshirë pyllëzim dhe investim në florën e faunën e liqenit.Të kontaktuar nga Vizion Plus përfaqësues të HEC-it Ulzë, thanë se ulja e nivelit të ujit po behet për arsye investimi në digë, ndërsa specialistët e mjedisit thonë se atë gjë mund ta bënin ne muaj te tjerë e jo pikërisht në kohën e shtimit të Peshkut.

Share This Video


Download

  
Report form