http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej tetë vjetësh, një pjesë e territorit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë ku shtrihen dhe rrënoja të murit antik rrethues të këtij qyteti të lashtë mbetet e zaptuar nga kompleksi varrezave Shën Thanasi. Një vendim i vitit 2005 të komunës Dërmënas i lejon banorëve të tre fshatrave, Pojan, Havaleas dhe Shtyllas në Fier, të kryejnë në këtë varrezë ritet mortore duke rrezikuar trashëgiminë historike dhe kulturore. Zona e rrethuar me kangjella, është zonë arkeologjike A, ku densiteti i mbetjeve arkeologjike është shumë i madh dhe sipas specialistëve dëmtimet mund të jenë të pakthyeshme gjatë gërmimeve për varreza. Për ndalimin e varrimeve në këtë zonë ka një urdhër edhe të ministres Kumbaro, ndërkohë që sipas drejtuesve të parkut të Apolonisë gjithçka mbetet në gatishmërinë e banorëve dhe autoriteteve lokale për ta zbatuar atë. Për ndalimin e ceremonive në këtë sit të rëndësishëm arkeologjik është edhe kryetrari i komunës Dërmënas. Por banorët pretendojnë se këtu kanë patur historikisht vendin e varreve të të parëve dhe se varrimet janë të ligjshme deri sat ë zihet e gjithë sipërfaqja e rrethuar brenda parkut. Deri më tani, kjo çështje është konsideruar thuajse e harruar jo vetëm nga strukturat e pushtetit lokal, por edhe nga institucionet qendrore të trashëgimisë që e rreshtojnë Apoloninë në Parkun e dytë Kombëtar më të madh në vend pas Butrintit.