Report TV - Ekspertja Çeveli: KQZ të kthejë mbrapsht listat,nuk janë 30% gra

Report TV 2017-07-09

Views 1

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve të kthejë mbrapsht listat e partive që nuk kanë plotësuar kriterin e pjesëmarrjes së femrave në lista si dhe që kanë shkelur ligjin.

Kjo ka qenë deklarata nga rezoluta 13/25, ku Bajana Çeveli, eksperte, për Report Tv ka kërkuar që në Parlament të jenë 42 gra, ashtu sikundër e parashikon edhe ligji.

"Nga 140 mandate pretendimet e deritanishme të të gjitha subjekteve të marra së bashku janë rreth 30, 33 gra që do të thotë se nuk realizohet 30 %-ëshi. Që të jetë 30 % duhet të jenë 42 gra. Përsëri KQZ ka në dorë të kthejë listat mbrapsht?, tha ajo

Nga ana tjetër Çeveli ka kërkuar që në komunikimet publike individët duhet të kenë kujdes, sepse është e patolerueshme denigrimi i një figure, sidomos i një femre.

Share This Video


Download

  
Report form