Komisioni Qendror i Zgjedhjeve unanimisht ka vendosur t?i japë kohë sërish Partisë Demokratike për të sjellë listat e plota të kandidatëve për deputetë.
Ndonëse KQZ një ditë më parë i dha 24 orë afat për të sjellë listat e plota sërish PD nuk i kishte sjellë. Në këto kushte trupa e KQZ vendosi t?i japë kohë opozitës deri nesër në orën 09:00 të mëngjesit.
Jo vetëm anëtarët e KQZ, por edhe përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Salianji e mbështeti më herët këtë propozim kur tha se PS është e interesuar që të zhvillohen zgjedhjet ndonëse janë tejkaluar afatet.