Listat e partive, KQZ: Sot afati i fundit për dorëzim, nesër miratimi

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Sot mbyllet afati që Komisioni Qendror i zgjedhjeve u la në dispozicion subjekteve për të plotësuar listat shumëemërore të kandiatëve për deputet. Pas dorëzimit të listave në 6 maj në KQZ dhe shqyrtimit të tyre janë evidentuar problematika. Disa kandidatë rezultonin në disa qarqe dhe në parti të ndryshme.

Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer për rishikim listat e 8 partive për të rishikuar dhe ndryshuar emrat kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. 13 Maji është afati i fundit I përcaktuar nga KQZ për ridepozitimin e edokumentacionit.

"Afati i fundit për ridepozitimin e dokumentacionit të korrigjuar është 13 maj.", tha Drilona Hoxhaj gjatë një dalje për mediat mesditën e some në KQZ. Hoxhaj informoi se deri tani KQZ ka regjistruar 65 parti, nga të cilat 50 prej tyre u është miratuar lista shumëemërore.

KQZ pritet që votojë nesër listën shumëemërore të partive për kandidatët për deputetë, ku më pas do të çelet dhe fushata zgjedhore e tyre para datës 23 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form