Report TV - Ralf Gjoni: PD-LSI s'janë më opozitë, por aleatë të Ramës, pasi nuk duan listat e hapura

Report TV 2020-01-10

Views 0

TIRANE-E ndërsa duket se ka një pakt mes PS-së dhe PD-së për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, deputeti opozitar Ralf Gjoni në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri akuzon partia më e madhe në opozitë dhe partitë e tjera jashtë parlamentit se duke pranuar që të  mos ndryshojë sistemi zgjedhor janë kthyer në aleatë të kryeministrit Edi Rama për të ruajtur bajraktarizmin e listave të mbyllura.

"Unë nuk kam asnjë qëndrim për deklaratat e Ramës dhe Bashës, pasi janë bërë si kandidatët për Oscar. Sai përket qëndrimeve të fundit të partive jashtë parlamenti për mos ndryshimin e sistemit, është e qartë, se këta janë të tre bashkë. Nuk mund të quhen opozitë, por aleatët më të denjë të Ramës për mbajtjen e bajraktarizmit. Prioritetet për këtë vit janë hapja e listave dhe nisja e punës së SPAK-ut. Kemi që në mars të vitit të kaluar që flasim për marrëveshje të fshehta mes tyre, nuk do të ketë marrëveshje.

Ne mund ta bëjmë politikën vetëm në kuadër institucional. PD-ja e ka vendin në komisionin e reformës, është e mirëpritur. Reforma do të bëhet në këtë parlament, opozita jemi ne. Alternativa e vërtetë përballë Ramës jemi ne në parlament. Ajo opozitë, nuk është më, janë aleatë. Nëse duan të bëjnë opozitë të vijnë në parlament. Nëse nuk duan ndryshim sistemi cdo shqiptar e di se më kë janë ata" tha ai.

Para dy ditëve, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në studion e emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga, menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës me aleatët në selinë blu, se brenda javës së ardhshme opozita do të publikojë draftin me propozimet për 'Zgjedhoren' sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi).

Share This Video


Download

  
Report form