http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel se SHBA nuk janë më një partner ku Europa mund të mbështetet dhe unionit i duhet të luftojë vetë për fatin e saj, një reagim i fortë ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë gjermane. Sigmar Gabriel është shprehur se veprimet e presidentit Trump kanë dobësuar perëndimin, ndërsa ka akuzuar qeverinë amerikane se del kundër interesave të BE-së.?Kushdo që shpejton ndryshimet klimatike duke dobësuar mbrojtjen ndaj mjedisit, kush shet më shumë armë në zonat e konfliktit dhe kush nuk do të zgjidhë politikisht konfliktet fetare, po rrezikon paqen në Europë?, është shprehur Gabriel. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se politikat jolargpamëse të qeverisë amerikane janë kundër interesave të unionit.Gjermania dhe vende të tjera të BE u shprehën të pakënaqura me qëndrimin e Trump në samitin e G7 në Sicili për çështjen e klimës dhe në një diskutim për krizën e emigrantëve, Gabriel kërkoi që Europa t?i bëjë ballë administratës amerikane dhe të mos largohet nga kritikat. Ministri i Jashtëm ishte i ashpër edhe me vendimin e Trump për të mos lejuar shtetas nga disa vende për të hyrë në SHBA dhe theksoi se nëse europianët nuk e kundërshtojnë atë tani, fluksi i refugjatëve do të vazhdojë. Sipas tij, ata që nuk kundërshtojnë politikën amerikane janë fajtorë.Një ditë më parë kancelaria Merkel u shpreh se nuk mund të mbështetet më plotësisht tek SHBA dhe Britania pas zgjedhjes së Trump president dhe daljes së Britanisë nga unioni. Pas deklaratës reagoi sekretarja e brendshme britanike, Amber Rudd, e cila theksoi se vendi i saj kërkon të mbajë një raport të thellë dhe të veçantë me BE.