Gjermania “fundos” opozitën: Futuni në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zyrtarët e lartë gjerman në përfundim të takimeve në Tiranë me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kreun e PD Basha si dhe ministrat Lleshaj dhe Cakaj dolën në një deklaratë për mediat.Christian Hellbach, I Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossoëski, I Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme sqaruan se tema e bisedave në Tiranë ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita.?I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.?Të deleguaritg e Berlinit thanë se është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete.Ata thanë se Shqipëria sa I takon reformës ne drejtësisë është në rrugë të mbarë. Kurse bojkotin e parlamentit dhe sidomos dorëzimin e mandateve e konsideruan të gabuar.?Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.?Diplomatet e lartë gjerman bënë të ditur se Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi.?Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.?

Share This Video


Download

  
Report form