Nuk ka marrëveshje mes PD dhe Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi për listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.
Kryetari i Aleancës Kuqezi deklaroi pas takimit me Bashën se kryetari i PD e kishte thyer besën e lidhur në çadër, ndërsa i ka dhënë një orë afat për reflektim.
Kreshnik Spahiu paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshja me PD, që ai të futet në listat e kandidatëve për deputetë do të largohet nga politika.
?Kemi qenë përballë një lufte tre mujore për rrëzimin e Edi Ramës. Marrëveshja u hoqi mundësinë partive të regjistroheshin në zgjedhje.
Ne vendosëm mos të regjistrojmë partinë në KQZ në premtimin e Bashës se do të përfaqësoheshim në lista si kryetarë, ne do të grupoheshim në logon e PD për të maksimalizuar votat e opozitës.