Investimet në rrjetin e kanalizimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr zgjidhje furnizimi me ujë dhe problemi i ujërave të zeza për 5 mijë banorët e zonës pranë ?Shkollës së Baletit?. Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën ?Mihal Grameno?, ku vazhdimisht ka pasur vështirësi, si pasojë e daljes së ujërave në sipërfaqe dhe bllokimit të tubacioneve.?Rikthehemi në rrugën ?Mihal Grameno? pas 50 vitesh; një rrugë e cila ishte planifikuar vetëm për disa qindra banorë. Kurse, sot ky është një investim që katërfishon kapacitetet për ujërat e zeza, ujërat e bardha dhe krejt papritur rruga ?Mihal Grameno?, nga një rrugë e cila ishte një përrua, sot sistemohet dhe është një tjetër rrugë që u shpëton përmbytjeve dhe që i rikthehet urbanizimi dhe infrastruktura e nevojshme për ujin e pijshëm.?Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ne përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa i ftoi që në rast të problemeve, të drejtohen pranë zyrave të reja të UKT-së.?U kërkoj të gjithë banorëve me sinqeritetin më të madh, si administrator i qytetit, ta kursejnë ujin e pijshëm. Ta mbyllin çezmën nëse nuk e përdorin ujin, të mos lajnë tapetet dhe të mos ujisin bahçet me ujin e pijshëm, të mos i lajnë rrugët sepse nuk ka sot pikë logjike që uji i pijshëm të përdoret në këtë mënyrë, në momentin që Tirana është bërë me një milionë banorë.?Gjithashtu, kreu i bashkisë ftoi të gjithë banorët e kësaj njësie që të aplikojnë për të përfituar nga ?Fondi i komuniteteve? i vendosur në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për rregullimin e fasadave, termo-izolimin, dhe efiçencës energjetike neper pallate.

Share This Video


Download

  
Report form