OSHEE nis investimet në rrjetin elektrik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa dekadash të mungesës së investimeve në rrjetin elektrik të Shqipërisë, Kompania e Shpërndarjes ka filluar rindërtimin e tij. 16 milionë dollarët e para po shkojnë për zonën e Babrrusë dhe Paskuqanit në kryeqytet, të cilat kanë qenë më problematiket sa i përket amortizimit të rrjetit dhe ndërprerjeve të shpeshta të energjisë. Nisjen e punimeve e ka inspektuar nga afër edhe ministri Gjiknuri, i cili premtoi se brenda 8 muajve askush në këtë zonë nuk do të vuajë më mungesën e dritave.?Mesazhi është i qartë, paratë që kanë paguar qytetarët, të gjitha kontributet pozitive po fillojnë e po kthehen në investime që do të thotë energji më e sigurte për ta. Qeveria do ti ketë me prioritet këto zona dhe OSHEE për shkak të performancës më të mirë, po fillon të investojë aty ku duhet. Kamza do të jetë ndër bashkitë e para që do të nisë të shohë këto vlera investimesh që nuk i kanë parë ndonjëherë deri më tani në rrjetin energjetik?.Ndërsa administratori i OSHEE-së Ardian Çela tha se investimet do të nisin shumë shpejt edhe në zona të tjera të Shqipërisë.?Shuma e investimit, për Paskuqanin dhe pjesën e Babrrusë shkon në rreth 16 milion dollarë. Afati i investimeve shkon nga 6 deri në 8 muaj. Investimet përfshijnë rreth 91 kabina të reja, 130 kilometër kabllo për tensionin e mesëm. Kjo zonë ka një rrjet shumë të amortizuar mbi 30 vjeçar dhe nevojat ishin primarë për të nisur nga këtu?.Linjat që furnizojnë me energji Paskuqanin dhe Babrrunë rezultojnë me humbje në vlera të mëdha, një vit më parë 65% e energjisë që shpërndahej humbte, ndërsa tani kjo përqindje ka shkuar në 56%. Investimi do të përmirësojë cilësinë e shërbimit në këtë zonë për 16 mijë abonentë.

Share This Video


Download

  
Report form