http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fondacioni Maarif, i mbështetur nga qeveria e Turqisë dhe me një mbështetje te veçante nga Presidenti Erogan, tashme ka nisur aktivitetin e tij ne Shqipëri, si nje alternative ndaj institucioneve arsimore te etiketuara si ?Gyleniste? nga ana e Ankarasë zyrtare. I ndodhur ne Tirane, Presidenti i këtij fondacioni Birol Akgyn, ndalet tek projektet e ardhshme.?Për momentin operojmë vetëm në Tiranë. Por vitin e ardhshëm planifikojmë të hapim edhe një shkollë në qytetin e Elbasanit. Atje do të hapim nje shkollë që do të përfshijë arsimin e ulët të detyruar dhe arsimin e mesëm. Madje do të hapim edhe një shkollë të mesme me program specifik ne fushën e shëndetësisë. Në këtë shkollë do të kontribuojmë në formimin e teknikëve shëndetësor profesional, për të cilët ka nevojë Shqipëria.?I pyetur mbi ato qe cilësohet si rrezik qe i kanoset vendit nga institucionet e drejtuara nga FETO, Akgyn, nënvizon se kjo nuk është detyre e fondacionit Maarif, por ka një mesazh per te gjithë shqiptaret.?Prindërit që dërgojnë fëmijët në këto shkolla, i dërgojnë sepse kanë besim tek Turqia dhe populli turk. Ne si fondacion, përbëjmë një alternativë për familjet që dëshirojnë që fëmija e tyre të studiojë me mundësitë e ofruara nga shteti turk. Faktikisht në Shqipëri ne këtë gjë po bëjmë, por nëse qeveria shqiptare do të vendosë që shkollat e FETO-s tja kalojë Fondacionit Maarif, ne sigurisht që jemi të gatshëm për këtë gjë. Por dua të theksoj që primare për ne është forcimi, rritja e nivelit dhe mësimdhënia në nivele të larta në institucionet aktuale në Shqipëri. Paralelisht me këtë gjë, shteti turk, diplomacia, Ministria e Jashtme e Turqisë dhe Ambasada turke janë në diskutime të vazhdueshme për të ardhmen e shkollave FETO. Jemi të bindur që rruga, mënyra që do të zgjedhë qeveria shqiptare do të përcaktohet nga vetë ajo, dhe ne e respektojmë vendimin e saj.?Akgyn u ndal dhe tek investimet e shumta turke ne Shqipëri, duke i cilësuar ato si shume normale, pasi Turqia si një vend me ekonomi të hapur kërkon investitorë, por edhe drejton investitorët në vendet mike.