http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet greke në Shqipëri, pavarësisë vështirësive ekonomike-financiare, gjatë viteve të fundit kanë pësuar rritje. Në Tiranë është prezantuar indeksi i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Greqi, i cili përmbledh bashkëpunimin mes sipërmarrësve grekë me ata shqiptarë dhe potencialet në rritje për investime. Për Ambasadorin e Greqisë në vendin tonë, Leonidas Rokanas, raportet ekonomike kanë shënuar një hov më të madh.Leonidas Rokanas:Marrëdhëniet midis dy vendeve po lulëzojnë dhe investimet po dyfishohen. Nga vitit 2012 deri në 2014, bizneset që kanë ardhur në Shqipëri që nga marrja e detyrës time si ambasador kanë regjistruar një numër gjithnjë e në rritje duke shtuar edhe aktivitetet në përgjithësi. Kjo është diçka inkurajuese, pavarësisht problemeve kalimtare, me të cilat ne po përballemi. Ne jemi të gatshëm të përparojmë me marrëdhëniet tona. Ekonomitë e vendeve tona kanë nevojë për tu rritur dhe kush do të përfitojë është qytetari shqiptar. Ne jemi optimist për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, çka do ta afrojë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.Zëvendëskryeministri shqiptar Niko Peleshi, për të treguar rolin e madh të investimeve greke në vendin tonë iu referua shifrave. Sipas tij, statistikat flasin për bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve.Niko Peleshi:Nëse stoku i investimeve të huaja direkte, në Shqipëri shënoi 4.5 miliard euro në fund të vitit 2014, peshën kryesore të shteteve të origjinës e zë Greqia me vlerë 1.2 miliard euro, ose 26% të totalit të stokut. Pra bizneset greke kanë pasur besim dukshëm më herët dhe më shumë se të tjerët në vendin tonë. Sa i përket shkëmbimeve tregtare, Greqia radhitet në vend të dytë me 400 milion euro në vit.Sekretari i përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin për Zhvillimin në Ministrinë e Jashtme greke, theksoi se marrëdhëniet e mira ekonomike janë një nga kushtet themelore të bashkëjetesës harmonike në Ballkan.Giorgos Tsipras:Interesi i Greqisë për Ballkanin është i shprehur vite më parë. Sot Greqia ka tashmë mundësinë të rifresokë këtë investim për rajonin dhe natyrisht edhe për Shqipërinë. veçanërisht në lidhet me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit tonë shumëplanës ekonomik, konsiderojmë se përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike, është qartësisht në interes të të dyja palëve. Ne presim dhe synojmë një lidhje më të ngushtë ekonomike, veçanërisht në kuadër të ecurisë europiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e mbështet në mënyrë të qëndrueshme.Shifrat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet mbi 600 sipërmarrje të interesave greke, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.