http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në muajin prill kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike do të nisë instalimin e 10 mijë matësave inteligjentë të cilët do të vendosen në zonat më problematike të Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp, administratori i OSHEE-së Ardian Çela tha se kompania këtë vit ka 5-fishuar investimet dhe përveç rritjes së shërbimit ndaj klientëve ajo do të përmirësojë edhe rrjetin e shpërndarjes i cili deri tani krijonte miliona dollarë humbje. Afro 50 mijë klientë familjarë rrezikojnë të mbeten pa energji pas 5 ditësh nëse nuk arrijnë të lidhin aktmarrëveshjet me OSHEE. Ardian Çela tha se nuk do të ketë më shtyrje afati. Gjithsej janë 430 mijë subjekte të cilat kanë detyrime ndaj kompanisë së shpërndarjes, OSHEE ka filluar të ndërpresë energjinë edhe për institucionet buxhetore dhe jo buxhetore të cilat nuk paguajnë faturat. Vetëm për muajin shkurt, operatori i shpërndarjes ka arritur të arkëtojë 72 milion dollarë, çka e ka nxjerrë kompaninë me fitim për herë të parë që prej vitit 2007.