Gjiknuri jep “llogari” për OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët socialistë i kanë kërkuar llogari ministrit te energjisë Damian Gjiknuri lidhur me aksionet e kompanisë se shpërndarjes, për të luftuar vjedhjen e energjisë elektrike. Deputeti Vladimir Kosta akuzoi punonjësit e OSHEE-së, se kanë fyer rëndë disa klientë të kësaj kompanie. Deputetët kanë shfrytëzuar një dëgjesë të ministrit për projektbuxhetin e 2015-ës, për ta pyetur se si bashkëpunon OSHEE me debitorët, që të bëhen pagesa me këste. Nga ana tjetër kryetari i komisionit të veprimtarive prodhuese ka pyetur ministrin nëse është zbatuar rezoluta që komisioni miratoi në fillim të këtij viti dhe nëse janë përmbushur objektivat për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Komisioni përgjegjës për çështjet e energjisë miratoi një rezolutë e cila nuk i lejon qeverisë të heqë fashën e energjisë elektrike pa çuar humbjet në 40%. Ndërsa arkëtimet vetëm në tre javë të aksionit, janë 9 milion dollarë, ose 60% më shumë se një vit më parë. në 2015-ën qeveria do të investojë 150 milion dollarë në sektorin e energjisë për të rritur cilësinë e shërbimit.

Share This Video


Download

  
Report form