Klinton i kërkon llogari “FBI” për hetimin e ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hillary Clinton i ka kërkuar FBI-se te jape shpjegime pa vonesa se perse vendosi te hape nje hetim te ri per përdorimin e e-maileve te saj. ?Amerikanet meritojnë te dine faktet e plota menjëherë,? u shpreh kandidatja demokrate. Byroja Federale e Hetimeve deklaroi se ka gjetur emaile te reja qe dëshmojnë përdorimin e serverit privat kur ajo ishte sekretare shtetit. Rivali i saj republikan Donald Tramp deklaroi se ky veprim, 11 dite përpara zgjedhjeve, ishte skandali me i madh politik pas Watergejtit. Emailed jane zbuluar si pjese e nje hetimi te veçante per ish-bashkëshortin e asistentes se Klintonit, Huma Abedin. Autoritetet kane sekuestruar pajisje qe i përkasin asaj dhe Entoni Weiner, nje ish-kongresmen, ne lidhje me nje hetim nese ai i ka derguar mesazhe seksuale nje vajze 15-vjeçare nga Karolina e Veriut. Pas ketij zhvillimi, drejtori i FBI-se Komei i ka nisur nje leter kongresit, ku e njofton per hetime te reja. Megjithate, Klinton deklaroi se ishte optimiste qe ky hetim per e-mailet nuk do te ndryshoje përfundimet e nxjerra ne hetimin e pare ne korrik.

Share This Video


Download

  
Report form