PD kërkon dosjen e stadiumit të ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi e ka denoncuar publikisht si nje afere korruptive projektin per ndërtimin e stadiumit te ri ?Arena Kombëtare?, opozita i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe kreut te Federatës Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, te bëjnë transparencën e plote te tij. Kërkesa është bere përmes nje letre nga kreu i grupit kuvendor te Partisë Demokratike Edi Paloka.Në funksion të përmbushjes së detyrës sime si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, lutem të më vini në dispozicion një kopje të dokumentacionit të plotë mbi këtë çështje, duke përfshirë:a) Kopjen e Projektit të miratuar nga KKT për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar;b) Kopje të kontratave të partneritetit publik - privat për realizimin e këtij projekti, të miratuar nga shoqëria anonime, ku shteti zotëron 25 % të aksioneve;c) Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit;d) Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fitues për ndërtimin e projektit të stadiumit të ri kombëtar dhe rolin që kanë patur organet shtetërore në këtë proces, duke qenë se janë zotëruese të 25 % të aksioneve;e) Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti.Opozita pretendon se ndërtimi i stadiumit përmes partneritetit publik privat është nje afere e pastër korruptive dhe klienteliste, pasi ne plan te pare nuk është fusha sportive, por ndërtimi i nje kulle dhe qendre tregtare dhe përfshirja e stadiumit si pjese e saj. Paloka i shkruan kryeministrit Rama qe te beje transparencën e projektit brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.

Share This Video


Download

  
Report form