PD: Urgjent, Guvernator të ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse jashtë kuvendit prej me shume se 2 muajsh, situata ne Bankën e Shqipërisë nuk ka mbetur jashtë agjendës se Partisë Demokratike dhe takimi i kryetarit Basha me Presidentin e Republikës, i cili ka te drejtën e propozimit te guvernatorit te ri, është vetëm nje prej treguesve te përfshirjes se opozitës ne procesin e ndryshimeve ne kupolën e Bankës se Shqipërisë. Per Partine Demokratike, sipas anëtarit te Komisionit te Ekonomisë Edmond Spaho, zgjedhja e guvernatorit te ri është emergjente. Zëvendësimi i guvernatorit është çështja me urgjente per momentin. Ligji e ka te qarte procesin, mjafton te plotësohen vendet ne këshill dhe te procedohet me zgjedhjen e guvernatorit te ri i cili eshte prerogative e presidentit. Profili i guvernatorit është ne ligj shtetas shqiptar, jo politikPor ndryshe nga kryeministri i cili pak dite me pare pranoi se mund te kete ndërhyrje emergjente ne ligjin e bankës; demokratet kërkojnë qe ndërhyrjet te behen me vone dhe te jene te studiuara. Ndryshimi i shpejte i ligjit nuk është me vend se mund te fshihen pas tij tentativa politike per kapjen e bankës. Ndërkohe qe ne kampin tjeter politik, ne emër te qeverise, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka sqaruar se shumica po kujdeset qe nga ky proces reformimi banka te dale me e forte. Deri me tani te dy kampet politike jane treguar te kujdesshëm ne raport me situatën ne Bankën e Shqipërisë; kujdes qe ende nuk dihet nese do te vazhdoje edhe kur te fillojne te dikuskutohen kandidaturat për guvernatorin e ri, aq me teper qe kushtetuta imponon bashkëpunimin mes presidentit dhe shumicës qeverisëse.

Share This Video


Download

  
Report form