http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama bashkë me Ulsi Manjën ka shoqëruar Erion Veliajn në takime me banorë të njësisë 11 në Tiranë mengjesin e kësaj të premteje.Më pas janë ulur në kafe ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetaret për shqetësimet e tyre.Por Rama nuk kishte sesi ti ndahej aktualitetit politik dhe krizën që ka përfshirë palët.Fillimisht kryeminstri u ndal tek shfuqizimi I dekretit nga Meta për datën e zgjedhjeve, pra për 30 qershorin.Rama tha se nuk ka kuptim që të firmosësh një dekret dhe më pas ta çfirmosësh atëNuk mund të bëhet kështu, unë firmos, unë nuk firmos. Megjithatë kjo është pjesë e planit, nuk është lajthitje?. E rëndësishme ësthë që të bëjmë një gjë tamam, se mos t?i përgjigjemi paligjshmërisë me paligjshëmri. Ndonëse kjo është një befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri.Pastaj Rama I ngacmuar nga qytetaret në lidhje me marrjen si të pandehur nga prokuroria të Bashës për lobimet ruse në SHBA tha se nuk kishte shumë informacion me atë që ka ndodhur të enjten por sqaroi se Basha duhet të japë llogari për këtë cështje pasi lobimi rus është një pastrim I pastër parash.Më kishte shkruar njëri në Facebook ?Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend.Megjithate ai është pastrim i pastër parash, minimumi. Imagjono ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim. PD dhe Luli duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë parate se kane dhene 7 versione te ndryshme parash. Luli gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e kompleksuan ata. E vetmja që prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja me mua ne 2017.