Me një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata pritet që të shqyrtojë në ditët në vijim kërkesën për vendosjen e sekuestros prenventive për të gjithë pasuritë e ish-gazetarit, tashmë deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza.
Kërkesa është përpiluar në bazë të ligjit ?Antimafia?, pasi ka dyshime se Peza ka pastruar para, duke mos qenë në gjendje të justifikojë pasurinë 1.1 miliardë lekë, të investuara këto në aksione pranë një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.