Investimet në verilindje, Rama inspektime në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet e qeverisë në Qarkun e Dibrës janë përqendruar në rindërtimin e infrastrukturës rrugorë. Kryeministri Rama, ka inspektuar ndërtimin në rrugën Arras-Kastriot, që lidh banorët e 20 fshatrave.?Ky është dhe viti i Skënderbeut që fillon në 28 Nëntor deri në 28 Nëntorin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë i japim edhe një destinacion turistik dhe paralelisht krijojmë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë rurale, krijojmë kushte për nxitjen e mëtejshme të prodhimit, sepse tani kostot ulen jashtëzakonisht shumë dhe mundësia e daljes në treg bëhet e thjeshtë. Rruga e Arbrit nga njëra anë, krijimi i një infrastrukture solide në Dibrën rurale, ku ka një problematikë kaq të trashëguar keqas na japin një bazë tjetër për të krijuar më shumë impakt.?Kreu i qeverisë ka ndjekur edhe ndërtimin e unazës së Bashkisë Klos, duke siguruar mbështetje për investime të tjera.?Do të bëjmë dhe urën, do bëjmë dhe rrugën në hyrje. Kryetari e ka projektin për t?u lidhur me unazën. Kur bashkëpunojnë socialistët me demokratët për punët reale bëhen gjëra të mëdha.?I shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, kryeministri Rama ishte edhe në Komsi të Qarkut Dibër, ku pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë u ndërtua një urë, që ndihmon banorët e zonës.?Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga gjithë ky ankth i madh gjithë ato familje e prindër që kanë sjellë familjet për në shkollë, duke bërë cirk këtu dhe më vjen shumë mirë po ashtu që jemi në një bashkëpunim shumë të mirë me bashkitë e zonës, me kryetarët e bashkive dhe është një shembull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive, të problemeve, të halleve, të shqetësimeve, të shpresave, të nevojave të njerëzve jemi bashkë, të majtë e të djathtë, bëjmë ura.?Kryeministri Rama, pas mbledhjes së qeverisë në Peshkopi, inspektoi punimet në ndërtimin e unazës së qytetit, duke e konsideruar atë një rrugë të vogël e Arbrit, për nga shpeshtësia e premtimeve që janë dhënë në 30 vjet për ndërtimin

Share This Video


Download

  
Report form