Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fokusi i LSI është rinia dhe në takimin me të rinjtë e Njësisë administrative nr. 5 të Tiranës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se prioritet në programin e LSI do të jetë punësimi i të rinjve.
Vasili: Pika A e programit tonë, e cila do të dëgjohet nga të gjithë ju do të jetë programi i punësimit për të rinjtë, pasi kryefjala e punës tonë do të jenë të rinjtë. Atje ju do të gjeni një përgjigje të jashtëzakonshme, për herë të parë ne kemi një program i cili e përgjysmon menjëherë papunësinë mes të rinjve, nga 30% në 15%?.
Ish-kryetari i LSI dhe presidenti i ardhshem Ilir Meta tha se shanset për të rinjtë e bëjnë të ardhmen e vendit më të mirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-programi-i-lsi-pergjysmon-paunesine-mes-te-rinjve-nga-30-ne-15/