Ora News – Saimir Tahiri: LSI duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjësi qeverisëse

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur nënkryetarit të LSI, Luan Rama. Në një status në FB, Tahiri ka deklaruar se LSI duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjësi qeverisëse. Sipas Tahirit, deklarata e Luan Ramës sot konfimroi se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta po bën rolin e kryetarit të partisë.
Dy forcat poltike bashkëqeverisëse, Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, kan shpërthyer ne akuza te ashpra për njera-tejtrën. Luan Rama,iu përgjigje deklaratave të kryeministrit se LSI është shushnjë që duhet shtypur me votë në 25 qershor, duke theksuar se sitemi është i korruptuar dhe i kriminalizuar pasi në krye të tij ka qënë Edi Rama.
Luan Rama: Po! Sistemi është i inkriminuar sepse në krye të këtij sistemi për 4 vjet ka qenë kryetari i Rilindjes. Kjo është e vërteta, e vërteta lakuriq në sytë e qytetarëve.
LSI, tha Luan Rama, nuk është bërë pengesë për asnjë reformë, ndërsa tha se marrëveshja është ngritur mbi parime dhe jo për tepsi dhe timon.
Luan Rama: Nuk do t?i bënte dot pa ne dhe po ta linim t?i bënte pa ne do të ishin de-reforma, sepse ai nuk është për reforma është për Rama-reforma, që reformat të kenë konturet e idesë apo mendimit të tij. Gënjen! Gënjen! Le të thotë një rast të vetëm ku është kushtëzuar votat në Parlament me pazare tepsie apo pazare timoni. Një rast të vetëm le të thotë.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ftoi kryeministrin të përballen për te gjetur fajtorët për problemet gjatë qeverisjes 4 vjecare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/saimir-tahiri-lsi-duhet-te-shkarkohet-nga-cdo-pergjegjesi-qeverisese/

Share This Video


Download

  
Report form