Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gabim njerëzor nxori nga shinat në stacionin hekurudhor të Rrogozhinës trenin e udhëtarëve të linjës Elbasan-Durrës. Ngjarja shkaktoi panik mes rreth 40 udhëtarëve ku kishte turistë të huaj, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Treni i pasagjerëve të linjës Elbasan-Durrës, doli nga shinat në stacionin e Rrogozhinës.
Ngjarja shkaktoi panik mes rreth 40 udhëtarëve, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar edhe për shkak të shpejtësisë së ulët prej 5 km/h në që po lëvizte treni në atë kohë.
Shkak për ngjarjen është bërë një gabim i cilësuar njerëzor.
Një punonjës i stacionit hekurudhor ka ndërruar para kohe të linjës së qarkullimit të trenave, çka shkaktoi shkëputjen dhe daljen nga shinat të një vagoni.
Pasagjerët kryesisht ishin nga zonat e Elbasanit dhe udhëtonin drejt Durrësit për plazh.
Mes tyre raportohet se ishin edhe të paktën dy turistë të huaj.
Pasagjerët ndërkohë mbërritën në destinacione me mjete të tjera të paguara nga Drejtoria e Hekurudhës Shqiptare.
Aksidentet hekurudhore kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, kryesisht për shkak dëmtimit të infrastrukturës, ndërsa qarkullojnë vetëm pak trena pasagjerësh ose mallrash.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/treni-i-linjes-elbasan-durres-del-nga-shinat