Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot një shekull jetë mes një kalvari vuatjesh e ka shndërruar Mark Margjinin nga Selita e Mirditës në një simbol të jetëgjatësisë. Në ditëlindjen e 100 ai mori edhe bekimin apostolik nga Papa Françesku.
Ky i moshuar nga Selita e Mirditës, mund të konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë, duke ju referuar veshtirësive të shumta që ka kaluar në jetë.
Mark Margjini festoi 100 vjetorin e lindjes, ndërsa thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte kjo ditë
Mark Margjini: Me vuajtjet që kam kaluar unë nuk e mendoja do t'ia arrij kësaj dite.
Jeta e Markut ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh.
Ai tregon se ka marrë dy herë armët, duke u plagosur në luftë për mbrojtjen e trojeve të tij.
Por historia e tij nuk mbyllet me kaq, pasi vite më vonë ka bërë burg, pasi nuk ju bind sistemit të egër komunist.
Mark Margjini: Kohën e Zogut e mbaj mend, Italinë e mbaj mend. Me Italinë kam qenë në mal.Më arrestuan për agjitacion dhe propagandë. U dënova 10 vjet, bëra 5 vjet burg dhe 5 mi falën.
Historia e këtij 100-vjeçari ka tërhequr dhe vëmendjen e Papa Françeskut, i cili përmes ipeshkvit të Mirditës Monsinjor Gjergj Meta i përcolli bekimin apostolik.
Gjergj Meta: Papa i uron shëndet të mirë, qetësi të shpirtit dhe çdo të mirë tjetër.
Familja e 100 vjeçarit sot janë mjaft të lumtur për virtytet e trashëguara nga Mark Margjini.
Kol Margjini: Bujarinë, besën, mençurinë.
Historia e Mark Margjinit do të ngelë gjatë në memorien e të gjithëve si simbol i rezistencës të disa periudhave mjaft të vështira që ka kaluar vendi ynë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mark-margjini-nje-shekull-jete-mes-kalvarit-te-vuajtjeve