FMN: Tregu i turizmit peng i informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse qeveria bëri realitet një kërkesë të hershme të biznesit për uljen e TVSH në turizëm, FMN vijon t?i qëndrojë mendimit të saj se kjo masë, nuk do të ketë efekt në ekonomi.Përfaqësuesi i FMN në Tiranë është i mendimit se kjo masë do të shoqërohet me risk, pasi përshkallëzimi i kësaj takse, minon sistemin. Në një sektor ku informaliteti vijon të jetë i lartë, për FMN impakti i kësaj nisme, do të jetë i papërfillshëm.?Ne kemi patur konsultime të gjata me qeverinë, por edhe me grupet e interesit për nivelin e TVSH. Ne kemi dhënë këshillat tona. Ulja e këtij tatimi minon sistemin e TVSH, që jep edhe kontributin kryesor në mbledhjen e të ardhurave. Por nga ana tjetër, ne shohim se ajo nuk pritet të ketë një efekt në ekonomi. Sektori i turizmit po rritet, të ardhurat prej tij po ashtu, por vijon të mbetet ende e dobët mbledhja e taksave dhe tatimeve nga ky sektor. Ne mendojmë se këtu duhet të fokusohet qeveria në punën e saj?.Komuniteti i biznesit e ka kërkuar prej vitesh uljen e TVSH për njësitë akomuduese, si një masë që do të stimulojë investimet në këtë sektor, duke e bërë edhe konkurrues me vendet e rajonit. Por sipas ekspertëve, përfituesit direkt të uljes së TVSH, do te jenë kryesisht hotelet më të mëdha në vend, ndërsa mbetet për t?u parë se sa ndikim do të japë ky nivel takse, në formalizmin e mëtejshëm të tregut.

Share This Video


Download

  
Report form