Rama: Luftë informalitetit dhe abuzuesve me ujin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka dale para medias per te paralajmëruar per here te fundit bizneset qe nuk zbatojnë ligjin ne prag te nisjes se operacionit kundër informalitetit. Rama ka përsëritur se beteja do te nise nga biznesi i madh, por do te shtrihet ne te gjithë zinxhirin, pasi është e papranueshme qe ekonomia informale ne vend te jete ne nivelin 50%. Ne prag te fillimit te sesionit te ri parlamentar Rama ka sqaruar aksionet kryesore te qeverise, duke filluar nga reforma e ujit e cila do te shoqërohet me ndryshime ligjore, por edhe me masa kundër atyre qe se paguajnë ujin, tek ndryshimi i ligjeve per pushtetin lokal për t?u dhënë atyre me shume kompetenca. Kryeministri Rama ka sqaruar edhe njëherë situatën ne lidhje me çmimin e naftës, pavarësisht se gazetaret nuk e pyeten për kete çështje. Rama sqaroi edhe prishjen e kishës ne Dhërmi dhe reagimin e qeverise greke. Ndërkohe qe ne lidhje me akuzat e opozitës rreth përfshirjes se nje oficeri policie ne rrjetin e trafikut te drogës me avion, Rama theksoi se ky rast është nje tregues se ligji po zbatohet per te gjithë njësoj. Ne konferencën prej 60 minutash kryeministri Rama u ndal edhe tek Samiti i Vjenës, duke vlerësuar mbështetjen qe BE dha per korridorin e kaltër dhe autostradën Nish-Prishtine-Durrës, e duke theksuar se po punohet për krijimin e nje banke rajonale zhvillimi.

Share This Video


Download

  
Report form