Rama nga Lezha paralajmëron bizneset e qytetarët për ujin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma e ujit një prej prioriteteve të qeverisë do garantojë furnizimin pa ndërprerje dhe do ti japë fund paligjshmërisë. Nga Lezha ku pa nga afër rikonstruksionin e ujësjellësit, kryeministri Rama tha se rëndësi do të ketë faza e dytë, ajo e respektimit të detyrimeve nga qytetarët për atë çka konsumojnë.



?Nëse ky investim është bërë sot, por nuk mbështetet financiarisht, në kuptimin e pasjes së një bilanci të shëndetshëm të përvitshëm, duke paguar të gjithë ata që konsumojnë, atëherë jo vetëm që nuk shkojmë dot më tutje, për ta përfshirë të gjithë hartën e bashkisë së re në furnizimin 24 orë, por përkundrazi do të humbasim hap pas hapi edhe vetë këtë investim kaq të çmuar që është bërë?.



Kreu i qeverisë ripërsëriti apelin, kryesisht ndaj bizneseve qe të mos abuzojnë me ujin e pijshëm e të deklarojnë brenda muajit janar lidhjet e paligjshme me rrjetin.



?Pas 1 Shkurtit nuk do ketë më asnjë tolerancë, nuk do ketë më asnjë lloj kompromisi, por kush do kapet që vjedh ujin do penalizohet sipas ligjit, duke filluar që na bizneset e mëdha. Në mes të Tiranës ne kemi sot, hotele që deklarojnë se furnizohen me pus dhe në fakt vjedhin ujin nga tubi i ujësjellësit. Po kështu ka në Lezhë, në Vlorë, ka në të gjithë territorin. Turpi i dheut!?



Ujësjellësi i Lezhës është rehabilituar tërësisht pas një investimi prej 13.25 milionë eurosh, bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me qeverinë zvicerane, Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Bashkimit Europian.

Share This Video


Download

  
Report form